Një i moshuar është lënduar rëndë, gjatë një vetë aksidenti në Pejë.
Sinjalizuesit e kanë njoftuar gazetën se ky i moshuar, rreth të gjashtëdhjetave, derisa ishte duke ngasur biçikletën, ka goditur aksidentalisht “laurën” e vendosur në hyrje të hotelit “Dukagjini”.
Me këtë rast, ai është rrëzuar për tokë ndërsa kalimtarët janë afruar që t`i ofrojnë ndihmë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se ato janë shkaktuar nga mos koncentrimi i duhur i ngasësit të biçikletës dhe nga vapa e cila ka mundur të ndikojë mbi këtë të moshuar. I moshuari ka pësuar keq, por gjendja shëndetësore e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me këtë rast Gazeta Sinjali ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili tha se policia nuk ka pranuar asnjë informacion lidhur me rastin në fjalë.
Zëdhënësi Ibraj theksoi se, përderisa qytetarët nuk raportojnë rastin, policia nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim. /Sinjali/