Gazeta Sinjali më herët raportoi për një incident zjarri që ndodhi pasditen e sotme në një restorant te ‘Qafa’ në Prishtinë, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombolë e gazit.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zjarri ka shpërthyer në lokalin “Rita’s Caffe Bar” në Prishtinë i cili ndodhet në rrugën “Fehmi Agani”.
Si pasojë e këtij incidenti, një person ka mbetur i lënduar.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës, të cilët kanë intervenuar menjëherë.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.