image Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë, Policia jep detaje

Siguri

Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë, Policia jep detaje

news image

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Agim Ramadani”, afër Ministrisë së Arsimit në kryeqytet, për çka raportoi Gazeta Sinjali.

Në aksidentin ku janë përfshirë tri vetura, janë shkaktuar dëme materiale, veçse ka edhe të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja e personit të lënduar nga ky aksident.

/GazetaSinjali/