Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së mërkurës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Belgjika, si dhe arrestimin e një shtetasi gjerman të kërkuar nga autoritetet spanjolle.
Sipas policisë, në koordinim me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet belge, është bërë ekstradimi i shtetasit kosovar me inicialet L.B., i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet belge, ndërsa pas ekstradimit është dorëzuar tek njësitet policore në rajonin e Prizrenit për procedurat e mëtejshme ligjore.
Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:45, zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e Policisë në rajonin e Prishtinës, kanë arrestuar shtetasin gjerman me inicialet A.J.
Sipas njoftimit, ai kërkohej nga autoritetet e Spanjës përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat ligjore për rastin do të vazhdojnë në koordinim me institucionet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!