image Një i arrestuar në Podujevë pasi doli në takim me një të mitur

Siguri

Një i arrestuar në Podujevë pasi doli në takim me një të mitur

news image

Janë rritur rastet kur të miturat bien pre e ngacmimeve seksuale në Kosovë. Së fundmi, një burrë ka dalë në takim me një të mitur në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit në Policinë e Kosovës kanë treguar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Livadicë.

Një burrë u arrestua nën dyshimet për keqpërdorim të së miturës.

Megjithatë, siç ka mësuar Sinjali, viktima ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin.

E mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari, është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/