Një helikopter raportohet se ka fluturuar disa herë rresht të dielën mbi pikën kufitare në Jarinje, transmeton Gazeta Sinjali.
Klan Kosova ka publikuar një video ku shkruan se helikopteri nuk ka ndonjë mbishkrim në të, prandaj policia nuk ka arritur ta identifikojë se kujt i përket.
Sot është dita e shtatë prej kur Qeveria mori vendim për vendosjen e reciprocitetit për targat ndaj automjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.
Kurse që nga marrja e këtij vendimi serbët po protestojnë në Jarinje dhe Bërnjak.