Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj të hënën, rreth orës 01:45, në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, raporton Gazeta Sinjali.
Një burim brenda prokurorisë i ka thënë Sinjalit se këtë akt, ajo ka tentuar ta kryejë duke e goditur veten me thikë.
Me këtë rast, ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore, për trajtimin e të cilave është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ky burim ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes, ekipi i forenzikës ka gjetur dhe ka konfiskuar një thikë, me të cilën dyshohet se ajo ka tentuar të vetëvritet./Gazeta Sinjali/