image “Një grua tentoi vetëvrasjen”, Balje kritikon Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës

Politikë

“Një grua tentoi vetëvrasjen”, Balje kritikon Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është drejtuar me një pyetje Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Ajo përmes një statusi në profilin e saj në Facebook ka shkruar se “Dua vetëm të kuptoj se si i verifikoni viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe mënyrën se si ne e ruajmë identitetin e tyre. Dilema ime është tek procesi dhe procedurat”.

Përmes këtij statusi ajo ka thënë se një gruaje i është mohuar statusi në mungesë të provave, kështu që sipas saj, e njëjta ka tentuar të vetëvritet disa herë.

“Ja si: një grua e gjashtë në radhë në të njëjtën dhomë përdhunohet dhe keqtrajtohet nga të njëjtët përdhunues në të njëjtën kohë…dhe pesë gratë tjera janë dëshmitare për këtë grua…

Asaj i është refuzuar statusi për shkak të mungesës së provave…gruaja e refuzuar nga komisioni disa herë ka ti marrë vetës jetën, ka tentuar të vetvritet..

Ajo të vetmen rrugës sot për sot e ka ti drejtohet gjykatës për zgjidhjen e statusit të saj.

Thirrja për gjykim adresohet me emer dhe mbiemër në adresën ku jeton aty ajo humb mbrojtjën si viktimë e dhunës seksuale të identitetit të vet të mbrojtur…

Nga rreth 20.000 të dhunuara kemi të regjistruara dhe me status te njohur 1643 persona.

Ku është problemi!?”.

Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person

/GazetaSinjali/