image Një grua plagoset me armë zjarri në Istog

Siguri

Një grua plagoset me armë zjarri në Istog

news image

Një grua është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 16:00 në Istog.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se e plagosura është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/