image Një grua në Prizren tenton ta vrasë veten duke pirë këto medikamente

Siguri

Një grua në Prizren tenton ta vrasë veten duke pirë këto medikamente

news image

Një grua nga Prizreni, më konkretisht në rrugën “Besnik Belloda”, të enjten pasdite tentoi t’ia marrë jetën vetes duke pirë medikamente, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se e njëjta është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sinjali ka mësuar po ashtu se ajo ka konsumuar sasi të tepruar të tabletave të llojit Lexilium.

Ky medikament, përdoret si terapi kundër ankthit, dhe ka efekte anësore të ngjashme me diazepamin.

Përveç që përdoret për ta trajtuar ankthin ose panikun, shpeshherë përdoret tek pacientët para operacioneve të vogla. /Gazeta Sinjali/