Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur kampanjën e sivjetme në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” kanë arritur fitore me shumë vështirësi ndaj Lituanisë, kjo pasi në fund të pjesës së parë Muharrem Jashari u ndëshkua me të kuq.
Pikërisht Jashari ishte golashënuesi i vetëm i takimit, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e pestë të ndeshjes.
Kosova më nuk pati rast të mira shënimi në pjesën e dytë, teksa lituanezët arritën të godasin dy herë shtyllën.
Po ashtu edhe Arijanet Muric pati disa ndërhyrje të mira, duke mbajtur portën e paprekur. Kosova me këtë fitore shkon në 12 pikë, duke mos llogaritur ndeshjen ndaj Rumanisë, për të cilën UEFA ende s’ka marrë vendim.