Një femër e cila po qëndronte në karantinën e Qendrës së Studentëve ka tentuar që të ikë nga aty dje në mëngjes.
Gjatë tentimit për të ikur, ajo ka pësuar lëndume derisa pas kontrollit mjekësor është dërguar me autoambulancë në Klinikën Infektive në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.
“Qendra e Studentëve 04.04.2020 – 09:00. E dyshuara femër K kishte tentuar të arratisej nga konvikti. E njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë”, njofton Policia në raportin 24-orësh.
Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë që është shndërruar në karantinë, tashmë janë duke qëndruar një numër i qytetarëve për t’ju përmbajtur rregullave për parandalimin e koronavirusit.
Nga monotonia e të qëndruarit brenda në një ambient tjetër, ekziston mundësia që të ketë incidente dhe revoltime, siç ishte ajo e ekipit të boksietëve kosovarë sot. Për raste si këto, Policia e Kosovës është angazhuar që të mbajë njësi policore atje, duke u kujdesur për sigurinë dhe për ruajtjen e rendit.
Kështua ka deklaruar para dy ditësh për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. /Gazeta Sinjali/