image Një femër hidhet nga kati i tretë i shtëpisë në Viti, dërgohet në QKUK

Siguri

Një femër hidhet nga kati i tretë i shtëpisë në Viti, dërgohet në QKUK

news image

Dje në orët e mëngjesit, një femër në Viti ka raportuar në Polici se vajza e saj ka tentuar t’i jap fund jetës, duke kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit brenda Policisë së Kosovës njoftojnë se viktima pasi është hedhur nga kati i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Stubëll të Vitisë.

/GazetaSinjali/