image Një e infektuar me koronavirus është në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosovë

Një e infektuar me koronavirus është në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Një 73-vjeçare që është e konfirmuar me koronavirus nga Komuna e Pejës është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pacientja që ka qe një muaj që është shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, gjendet në kujdes intensiv.

Doktorët thonë se ditët e fundit ka filluar t’i rëndohet gjendja, raportoh Koha.

Në lidhje me këtë rast, infektologu Sali Ahmeti ka thënë se nuk e dinë ende se si është infektuar ajo me koronavirus.

Përderisa në këtë klinikë janë shtrirë 43 pacientë, 6 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Sipas zyrtarëve të Klinikës Infektive, 4 nga 6 personat e shëruar në Kosovë, janë liruar këtë të mërkurë.

Gjatë ditës së sotme me koronavirus janë konfirmuar edhe dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues dhe të njëjtit janë liruar nga detyra për t’u vendosur në vetëkarantinë.

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 112, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar se gjashtë persona janë shëruar./Gazeta Sinjali/