Edhe një doktoreshë e re është shtuar në familjen e njohur të mjekëve Devolli, Dr. Gëzim dhe Dr. Donika Devolli, raporton Gazta Sinjali.
Flaka Devolli, vajza e dy mjeke, ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, duke kurorëzuar me sukses një rrugëtim të gjatë përkushtimi dhe sakrifice.
Prindërit e saj ndanë emocionet me fjalët:
“Krenarë me Ty, Flaka! Gëzimi ynë i parë, nga sot Dr. Flaka Devolli. Urojmë që çdo hap i mëtejmë të jetë i mbushur me dashuri për profesionin, sukses dhe njerëzi. Të duam pafund!”
Urime, Dr. Flaka Devolli – rruga jote sapo ka nisur, me themele të forta dhe ideal të lartë!
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!