Kjo ditëlindje e ka gjetur më të plotësuar se kurrë moderatoren Fatma Met’hasani, duke qenë se 26 vjetorin e lindjes ajo po e feston nën statusin e ëmbël mami.
Surprizat kanë nisur që herët për simpatiken e ekranit, duke filluar nga urimi dhe dedikimi romantik i bashkëshortit Alfio e deri tek surprizat nga kolegët në zyrë dhe me siguri darka do të rezervojë edhe më të tilla.
“Dikur mendoja që dashuria ishte thjesht një ëndërr, derisa u dashurova me ty. Gëzofsh edhe 100 ditëlindje të lumtura dielli i shpirtit tonë’, shkruan Alfio përbri një foto nga pushimet e verës të familjes së vogël në urimin kushtuar bashkëshortes së tij. /Gazeta Sinjali/