image Një ditë pasi thanë se kanë thyer rekordet e Luizit, BB - banorëve: S'po bëni lojë, askush s'do iu shikojë

Bota e Yjeve

Një ditë pasi thanë se kanë thyer rekordet e Luizit, BB – banorëve: S’po bëni lojë, askush s’do iu shikojë

news image

Një debat mes Artës e Julit, çoi në një vijë tjetër diskutimin mes banorëve, opinionistëve, e prezantuesit të Big Brother VIP Albania 3.

Banorët u kritikuan nga Arbëri, Ori e Ledioni për lojën që po bëjnë, e që sipas tyre është e dobët.

Teksa kritikuan nivelin e debatit mes Artës e Julit, ata thanë që edhe pse kanë kaluar 24 ditë nga fillimi i lojës, akoma s’po shohin lojë të mirëfilltë pasi shikuesit nuk po mund të përcaktohen as për finalistët, e as për fituesin.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi TopChannel doli me statistika, ku thoshte se ky edicion po thyen çdo rekord shikueshmërie, madje edhe shikueshmërinë e edicionit të dytë ku fituesi u ditë qysh në javën e dytë.

Deklarata e Ledionit:

https://www.youtube.com/watch?v=4uVRPWU2JIk

/GazetaSinjali/