image Një ditë pas zhbllokimit të veriut/ Komandanti i KFOR-it viziton Jarinjen dhe Bërnjakun

Siguri

Një ditë pas zhbllokimit të veriut/ Komandanti i KFOR-it viziton Jarinjen dhe Bërnjakun

news image

Gjatë ditës së djeshme në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak janë larguar Njësia Speciale e Kosovës dhe barrikadat, që ishin vendosur në rrugë që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targa me Serbinë. Kurse, që nga dje KFOR-i është vendosur në këto dy pika dhe do të qëndroj për dy javë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në ditën e parë të pranisë së KFOR-it në këto pika kufitare, pa Njësinë Speciale të Kosovës dhe barrikadave, komandanti i KFOR-it, Franco Federici, ka dalë me një deklaratë pas vizitës që ka bërë në veri të vendit.

Ai ka thënë se KFOR-i ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e palëve gjatë ditës së djeshme për zhbllokimin e veriut.

“KFOR ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga fillimi i krizës, por momenti më i rëndësishëm ishte dje kur koordinimi në mes të gjitha palëve ishte i rëndësishëm. Dhe mund të ju them se ky koordinim u sigurua në nivelin tim me personat përkatës, por mbi ky koordinim u bë në terren, ku ushtarët e KFOR-it ishin të aftë që të flisnin dhe të negocionin për heqjen e barrikadave dhe tërheqjen e Njësisë Speciale të Kosovës.”

“Mendoj që ishte një koordinim i suksesshëm mes BE-së dhe NATO drejtoj misionin. Sipas marrëveshjes ne do të qëndrojmë për dy javë dhe do të vazhdojmë të sigurojmë një ambient të sigurtë dhe të sigurojmë lirinë e lëvizjes”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/