Një çift policësh vendosën që ceremoninë simbolike të kurorzimit të dashurisë së tyre ta kryejnë në vendin e tyre ani pse po përballen me rrezikshmëri të pandërprera nga rusët.
Me uniformë policie, një tufë lule, me dy miq ushtarë ata bënë betimin para një statuje të mbuluar, së cilës iu vendosën thasë rëre për ta mbrojtur nga sulmet ruse.
Për këtë ka shkruar në Twitter, gazetarja e famshme e CNN, Christiane Amanpour: “Edhe në kohë të luftës, ky polic dhe kjo police gjetën kohë për t’u martuar para një statuje plotësisht të mbuluar të Princeshës Olga”.