image Një burrë shkeli karantinën dhe infektoi 8 persona, dënohet me 5 vite burgim

Botë

Një burrë shkeli karantinën dhe infektoi 8 persona, dënohet me 5 vite burgim

news image

Me pesë vite burg është dënuar një burrë pasi shkeli karantinën dhe i infektoi tetë persona tjerë me koronavirus.

28 vjeçari, Le Van Tri, u dënua për përhapjen e virusit vdekjeprurës në një proces gjyqësor që zgjati vetëm një ditë.

Vietnami konsiderohet si shembulli më i suksesshëm në luftën kundër pandemisë, duke iu falënderuar testimit masiv, përcjelljes së kontakteve, masave të rrepta në kufij dhe karantinës së ashpër, shkruan The Guardian.

“Ai u kthye në Ca Mau nga qyteti Ho Chi Minh dhe i shkeli rregullat e karantinimit 21-ditor. Ai infektoi tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq nga virusi pas një muaji në trajtim”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Mirëpo kohëve të fundit, Vietnami është duke u përballur me përhapje të madhe të koronavirusit. Deri më tani, janë regjistruar mbi 536 mijë të infektuar dhe 13.385 të vdekur. /GazetaSinjali/