image Një burrë në SHBA vret ish-bashkëshorten dhe pesë të tjerë

Botë

Një burrë në SHBA vret ish-bashkëshorten dhe pesë të tjerë

news image

Një burrë i armatosur me tre armë qëlloi për vdekje ish-gruan e tij dhe pesë të tjerë, në një qytet të vogël rural në shtetin amerikan të Mississippi, ka bërë të ditur Policia.

Viktimat u vranë në disa vende, duke përfshirë një dyqan dhe dy shtëpi, në Arkabutla, një komunitet me më pak se 300 njerëz.

Policia ka akuzuar një vendas 52-vjeçar për vrasje të shkallës së parë dhe po e mban në burgun e qarkut, raportoi BBC-ja të shtunën.

Ende nuk është bërë i ditur motivi i sulmit të tij.

I dyshuari besohet se ka vepruar i vetëm, tha guvernatori i Mississippi, Tate Reeves.

“Tërbimi” i tij filloi kur personi i armatosur hyri në një dyqan të karburantit rreth orës 11:00 me orën lokale dhe qëlloi një burrë me të cilin nuk kishte asnjë lidhje, ka bërë të ditur sherifi, Brad Lance.

Më pas ai shkoi në një shtëpi aty pranë ku qëlloi për vdekje ish-gruan e tij dhe, sipas CNN-it, e goditi por nuk e qëlloi të fejuarin e saj.

Hetuesit thonë se personi i armatosur më pas shkoi me veturë në një shtëpi pranë rezidencës së tij dhe qëlloi për vdekje një burrë që mund të ketë qenë njerku i tij, si dhe një grua të paidentifikuar, raporton Neë York Times.

Më pas ai qëlloi dy persona të tjerë, një brenda një veturë dhe një në rrugë, jo shumë larg shtëpisë së tij. Dy viktimat e fundit duket se kanë qenë punëtorë ndërtimi, sipas Sheriff Lance.

/GazetaSinjali/