Dje në oborrin e QKUK-së është gjetur i shtrirë një burrë pa shenja jete, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Policisë, viktima është gjetur i vdekur rreth orës 13:00, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Sipas mjekut, shkaktar i vdekjes është arresti kardiak që ka pasur viktima.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, kurse rasti në Polici është hapur si “hetim mbi vdekjen”. /GazetaSinjali/