image Një adoleshent në Indonezi shpohet në qafë nga peshku gjilpërë

Botë

Botë/ Një adoleshent në Indonezi shpohet në qafë nga peshku gjilpërë

news image

Muhamed Idul është shpuar në qafë nga një peshk i quajtur peshk gjilpërë. Për ta hequr peshkun nga qafa e tij, u nevojitën dy orë operacion, i cili përfshiu tre kirurgë dhe dy anestezistë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në një provincë në Indonezi, ndërsa tani Idul është duke u shëruar, por që ende ka mbetur në spital për shkak të rreziqeve nga infeksioni.

Peshqit gjilpërë dallohen për nga nofulla e tyre e gjatë dhe e hollë, e cila mban dhëmbë të shumëfishtë, të mprehtë dhe të aftë për të shkaktuar plagë të thella. Ata gjithashtu kanë aftësi për kërcim nga uji deri në 60 km/orë./Gazeta Sinjali/

Muhammad Idul, 16, had a narrow brush with death after he was stabbed by a needlefish
The needlefish (pictured) was removed in a delicate procedure two days after the attack