image Nismës i largohet edhe një aktivist

Politikë

Nismës i largohet edhe një aktivist

news image

Sylë Bytyqi i është bashkuar partisë së Ramush Haradinajt, AAK-së. Bytyqi ishte aktivist i Nismës Socialdemokrate, po ashtu djali i axhës së Ministrit të Arsimit Shyqyri Bytyqi. Mirëpo, tani aktivitetin e tij politik ka vendosur ta vazhdojë në AAK.

Lajmin për aderimin e Sylë Bytyqit në AAK, e ka bërë të ditur Daut Haradinaj.

Së fundmi Nisma Socialdemokrate është përballur me një valë të largimeve të njerëzve të partisë. /Sinjali/