image NISMA: UÇK ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë ushtri çlirimtare e jo ndërmarrje kriminale

Politikë

NISMA: UÇK ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë ushtri çlirimtare e jo ndërmarrje kriminale

news image

Partia e Nismës Socialdemokrate përmes një komunikate në Facebook ka shprehur shqetësimin ndaj zhvillimeve të sotme në zyrat e veteranëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo parti në krye me Fatmir Limajn, shprehë mospajtimin e saj për mënyrën e trajtimit të udhëheqësve të OVL- UÇK-së në selinë e saj.

Në komunikatë thuhet se askush nuk ka asnjë arsyje të ndryshojë mënyrën e sjelljes në raport me pjesëtarët e UÇK-së.

“Që nga përfundimi i luftës, pjesëtarët e UÇK-së i janë përgjigjur sistemeve të drejtësisë pa asnjë hezitim, duke filluar nga gjykatat e UNMIK-ut, Hagës dhe ato të EULEX-it. Prandaj, askush nuk ka asnjë arsye të ndryshoj mënyrën e sjellës në raport me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”

Sipas Nismës, Prokuroria ka dalë nga mandati e zotimi dhe jo të hetohet UÇK-ja si ndërmarrje kriminale.

“Po ashtu, është shqetësuese që në aktakuzën e bërë publike nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, Prokuroria ka dalë nga mandati dhe zotimi se objekt i hetimit do të jenë vetëm individët për veprimet e tyre të supozuara kriminale dhe jo UÇK. Në fakt, nga ajo që kemi parë në aktakuzën e bërë publike, kjo Prokurori po heton duke e cilësuar UÇK-në si ndërmarrje kriminale”, thuhet në komunikatë.

“UÇK ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë ushtri çlirimtare e popullit të saj e jo ndërmarrje kriminale”, përfundohet në komunikatë. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/NISMAsocialdemokrate/posts/3818043101553805