image Nisma kërkon nga Gjykata Speciale hetim për të gjitha krimet në Kosovë

Nisma kërkon nga Gjykata Speciale hetim për të gjitha krimet në Kosovë

news image

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi në një konferencë për media bëri të ditur se partia e tij kërkon nga Gjykata Speciale trajtimin e gjitha krimeve gjatë luftës në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sherifi u shpreh se kjo Gjykatë duhet të tregojë nëse e ka ndërmend që të merret me hetimin e të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.

“Qëndrimi i Nismës nuk ka të bëjë me atë me bisedat e mundshme me Jakup Krasniqin. Zonja Trendafilova ka deklaruar se Gjykata Speciale do të trajtojnë krime pa dallime. Kërkojmë vepra dhe jo vetëm fjalë. Nëse deklarimet e tilla nuk janë propagandistike kërkojmë vepra. Kërkojmë me ngulm që Gjykata Speciale të fillojë hetimin e të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë”, tha ai.

Sekretari i kësaj partie tha se do të marrin pjesë në çdo takim që është për të mirën e vendit, por ai nuk foli për qëndrimin e Nismës rreth takimeve qoftë për presidentin e ri apo për zgjedhjet e reja.

“Nisma nuk ka refuzuar asnjëherë asnjë takim, ka qenë në tavolinë kur diskutohet për fatin e vendit”,përfundoi Sherifi./Gazeta Sinjali/