image Nisma edhe zyrtarisht largohet nga koalicioni me VV-në

Kosovë

Prizren/ Nisma edhe zyrtarisht largohet nga koalicioni me VV-në

news image

Nisma Socialdemokrate e Kosovës ka ndërprerë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, në Prizren.  Në një njoftim për media ky subjekt politik, kanë thënë se bashkëpunimin me VV-në është bërë i pamundur për shkak se komuna po udhëhiqet nga “komisarët politik”.

Aty është përmendur edhe konkursi i fundit i drejtorisë komunale të Arsimit, në të cilin sipas kësaj partie janë pranuar presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetar, anëtarë dhe nismëtar të Prizreni.

Veprimet prej një infantili politik të Z.Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate dega në Prizren si partner i koalicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të.

Arsyetimi për veprimin e tij fëmijëror veç s se e vërteton atë që ne dhe qytetarët, ka kohë që kemi filluar ta kuptojmë se Prizreni ka kryetar një person që nuk është vetëvetja dhe që menagjohet e dirigjohet nga “komisar politik” të cilët nuk i bëjnë nder kulturës politike dhe institucionale të qytetit tonë!

Konkursi i fundit në DKA që udhëheqte z. Gërmizaj ishte në përputhje me Ligjin e Arsimit Parauniversitar, Ligjin e Punës si dhe U.A 07/2017, prandaj për dilemat që janë shfaqur lidhur me këtë proces është kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat i kanë dhënë opinion pozitiv në vazhdimin e procesit të konkursit drejtorit Gërmizaj.

Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin, nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që z.Gërmizaj të ndikoj te komisionet për logari të personave që nuk i plotsonin kushtet dhe nuk kishin përgaditje profesionale ishte i papranuar për përfaqsuesin e Nismës Socialdemokrate z.Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotsonte dëshirat e sëmuara të individëve të papërgjegjëshëm.

Drejtori i DKA-së në Prizren Gani Gërmizaj ka pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër 1 vit jashtë ligjshem i mbanë 5 UD në shkolla, poashtu ai nuk është pajtuar që ata të jenë pjesë e komisioneve përzgjedhëse për rekrutimin e punëtorëve të arsimit të denuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq, për z.Haskuka nuk paraqesin ndonjë problem.

Nisma Socialdemokrate dega në Prizren mendon se kandidatët që janë nënshtruar precedurave të konkursit në DKA dhe komisionet i kanë vlerësuar, të hënën duhet të dalin dhe t’i hapin dyert e shkollave dhe ti presin nxënësit, njē numër i madh i tyre me shumë gëzim presin të ulen për herë të parë në bankat shkollore e për të cilën Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kan iden se çka dmth kjo!

NISMA në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozit do të vazhdoi të mbetet e sinqertë korrekte, besnike me partner dhe bashkëpuntor si dhe në shërbim të qytetarve.