Nismës Socialdemokrate e cila mbajti dje Konventën Politike të partisë bëri thirrje për një front demokratik të përbashkët kundër Qeverisë Kurti që sipas Nismës është qeveri mashtruese.
Përmes një statusi në llogarinë e kësaj partie në Facebook, Nisma i fton partitë politike dhe qytetarët që t’i bashkohen këtij fronti pasi që sipas tyre Kosova po qeveriset nga njerëz që po rrënojnë gjithçka.
“Ftojmë partitë politike dhe qytetarët,të gjithë që janë të shqetësuar për fatin e vendit të bashkohemi në një Frond demokratik për tu përballur me këtë grup njerëzish që po rrënojnë gjithçka që është ndërtuar në Kosovë!”, shkruhet në statusin e Nismës.