image Nisin përgatitjet për testin e arritshmërisë dhe të maturës

Arsim

Nisin përgatitjet për testin e arritshmërisë dhe të maturës

news image

Për dallim nga viti i kaluar, kur testi i arritshmërisë u anulua derisa ai i maturës u shty dy herë për shkak të situatës me pandeminë, këtë vit po planifikohet të mbahen që të dyja.

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë bërë të ditur se pas disa takimeve me drejtoritë komunale kanë ardhur në përfundim se testi i arritshmërisë do të mbahet më 21 maj, porse deri atëherë do ta përcjellin situatën me pandeminë.

MASH-i, varësisht prej zhvillimeve me pandeminë, do ta shqyrtojë në vazhdimësi këtë çështje. Përpos planit të rregullt për zhvillimin e aktiviteteve për përgatitjen e instrumenteve, MASH-i ka edhe praktikën e mbajtjes së suksesshme të testit të maturës 2020 për respektimin e masave anti-COVID”, thuhet në përgjigje, njofton Koha.

Ndërkaq, testi i maturës është planifikuar të mbahet më 12 dhe 19 qershor, me ç’rast në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 12 nxënës.

Në mungesë të testit të arritshmërisë, vitin e kaluar nxënësit e klasave të 9-ta u regjistruan në shkolla të mesme vetëm në bazë të suksesit.

Ndërkaq, shtyrja e testit të maturës pati ndikuar që edhe viti akademik 2020/2021 të mos niste me kohë.

Sipas të dhënave zyrtare të MASH-it, këtë vit testit të arritshmërisë duhet t’i nënshtrohen 25.670 nxënës, kurse atij të maturës 25.100 maturantë të këtij viti dhe rreth 2.000 të viteve të kaluara. /Gazeta Sinjali/