image Nisin ndërhyrjet pas stuhisë, lirohet rruga në hyrje të Shtërpcës

Kosovë

Nisin ndërhyrjet pas stuhisë, lirohet rruga në hyrje të Shtërpcës

news image

Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë Kosovën, ekipet e mirëmbajtjes kanë nisur ndërhyrjet në terren për të larguar pasojat e motit të lig.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se në hyrje të Shtërpcës, në rrugën rajonale R115, erërat e forta kanë rrëzuar drunj, duke shkaktuar dëme edhe në disa automjete.

Sipas ministrisë, ekipet kanë intervenuar menjëherë për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës, e cila tashmë është liruar dhe është e qarkullueshme.

Ministria ka bërë të ditur se ekipet mbeten në gjendje gatishmërie dhe po bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës së krijuar nga stuhia.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura apo stuhive dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/