image Nisin hetimet për vdekjen e 6-vjeçares shqiptare në Itali - hetohet edhe babai i saj

Evropë

Nisin hetimet për vdekjen e 6-vjeçares shqiptare në Itali – hetohet edhe babai i saj

news image

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 6-vjeçarja shqiptare, Leila Kurti, policia italiane mësohet se ka nisur hetime rreth aksidentit i cili ndodhi në muajin qershor.

Vogëlushja shqiptare Lejla, humbi jetën 18 ditë pas aksidentit të rëndë ku mori plagë të shumta të cilave nuk mundi t’u shpëtonte.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur marrjen në pyetje të babait të 6-vjeçares, Gentjan Kurtin, i cili është ndër personat që po hetohet.

Sipas mediave italiane, Prokurori i Bolonjës kërkon të konstatojë nëse Leila ishte e lidhur mirë me rripat e sigurimit, në momentin e përplasjes.

/GazetaSinjali/