Herolind Nishevci ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropianin të Karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë, transmeton Sinjali Sport.
Nishevci është përballur në kategorinë 84 kilogramë ndaj Asiman Gurbanli, garues nga Azerbajxhani.
Kosova ka arritur të sigurojë medaljen e parë në Evropian përmes Nishevcit.
Në garë janë edhe disa garues përmes së cilëve Kosova mund të fitojë medalje të tjera. /Gazeta Sinjali Sporti/