image Nisën negociatat SHBA–Iran në Zvicër, në fokus programi bërthamor

Botë

Nisën negociatat SHBA–Iran në Zvicër, në fokus programi bërthamor

news image

Në Zvicër kanë nisur negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Teheranit, një çështje që prej vitesh ka tensionuar marrëdhëniet ndërkombëtare.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga zëvendëspresidenti JD Vance, i cili është bashkuar me të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Ndërkohë, pala iraniane përfaqësohet nga figura të larta politike dhe ekonomike, përfshirë kryetarin e parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf, ministrin e jashtëm Abbas Araghchi, si dhe zyrtarë të bankës qendrore dhe sektorit të naftës.

Në procesin e ndërmjetësimit janë të përfshirë edhe përfaqësues nga Pakistanit dhe Katari, përkatësisht kryeministri Shehbaz Sharif dhe shefi i ushtrisë Asim Munir, të cilët pritet të luajnë rol në lehtësimin e dialogut mes palëve.

Sipas raportimeve, palët kanë një afat prej më pak se 60 ditësh për të arritur një marrëveshje mbi detajet teknike, të cilat konsiderohen me ndikim të madh në ekonominë globale dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ky proces vjen pas një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar më herët mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit iranian Masoud Pezeshkian, i cili përcakton kornizën e negociatave dhe afatet kohore për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/