Sot ka nisur instalimi për herë të parë i semaforëve në udhëkryqin Viti-Pozheran, për të lehtësuar komunikacionin, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Vitisë përmes një postimi në Facebook.
Në njoftim bëhet e ditur se investimi po financohet nga vetë Komuna dhe se është mirëpritur nga qytetarët.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se Komuna e Vitisë e ka parë të arsyeshme të bëjë vendosjen e semaforëve në këtë udhëkryq duke folur edhe për rëndësinë e vendosjes së tyre në këtë vend.
“ Ne jemi në dijeni për shkak të ngarkesë së madhe të komunikacionit në udhëkryqin që lidhë qytetin e Vitisë me Pozheranin dhe më qëllim të lehtësimit të qarkullimit në këtë udhëkryq por edhe të parandalimit të aksidenteve dhe tollovisë së panevojshme ne e kemi parë të arsyeshme që të vendosim semaforë të cilët do të shtojnë sigurinë në trafik” u shpreh Haliti./Gazeta Sinjali/