image Nis vazhdimi i seancës së gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

Drejtësi

Nis vazhdimi i seancës së gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

news image

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar vazhdimi i seancës së gjykimit ndaj ish-udhëheqësve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Sot në këtë seancë pritet që gazetari kosovar, Halil Berisha të vazhdojë me dëshminë e tij në rastin e publikimit të dokumenteve të Gjykatës Speciale.

Ata po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Aktakuza ndaj Gucatit e Haradinajt u konfirmua më 11 dhjetor 2020 dhe u publikua më 14 dhjetor 2020. Ndërsa, një aktakuzë e korrigjuar u parashtrua më 5 korrik 2021, kurse ajo me më pak redaktime më 4 tetor 2021.

Seancën mund ta ndiqeni drejtpërdrejt këtu./GazetaSinjali/