Kuvendi ka nisur ta shqyrtojë në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo seancë ishte e paraparë të fillojë në ora 14:00, por Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ajo është shtyrë për në orën 17:00.
Kjo për shkak që raporti lidhur me rekomandimet e amandamenteve nuk është gati.
Ndryshe, Projektligji për Buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.