image Nis seanca ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Drejtësi

Nis seanca ndaj Haradinajt dhe Gucatit

news image

Ka nisur senaca ndaj krerëve të OVL- UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dytë po akuzohen për veprën penale: pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe hakmarrje e shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Përmes një komunikate për media, prokurori i Specializuar i Gjykatës Speciale, Jack Smith, ka thënë se një grup njerëzish do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar gjykatën.

Ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish në Kosovë që nuk duan që kjo Gjykatë të ekzistojë dhe që do të bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar atë në një përpjekje të kotë për të shpëtuar një përshkrim të rremë se asnjë ushtar i UÇK-së nuk kreu krime gjatë luftës”, ka thënë Smith.

/GazetaSinjali/