image Nis seanca e dytë e gjykimit ndaj ish-komandant “Calit”, gjykatësja nuk ia jep fjalën Mustafës

Drejtësi

Nis seanca e dytë e gjykimit ndaj ish-komandant “Calit”, gjykatësja nuk ia jep fjalën Mustafës

news image

Ka filluar seanca e dytë gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë seancë do të dëgjohen dëshmitë e e dy dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Salih Mustafa pas fillimit të seancës kërkoi të fliste mirëpo gjykatësja nuk ia dha fjalën.

“E nderuara gjykatëse kisha pas dëshirë të flas diçka para se të dëgjoni dëshmitarët”, tha Mustafa.

Gjykatësja tha se këtë do ta bëjë në një moment të caktuar.

“Në ndonjë moment sot mund tua jap fjalën, por tani për tani kemi një program të organizuar për sot. Do të marrim në pyetje dëshmitarin dhe pastaj në një moment të duhur do t’iu jap mundësinë për të thënë atë që doni të thoni”, tha gjykatësja. /Gazeta Sinjali/