Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka lëshuar komunikim të ri lidhur me ngecjen e kamionëve me mallra në Jarinje.
QKMK tha se dogana nga ana serbe ka njoftuar se është rregulluar problemi me sistemin që thanë se patën sot gjatë ditës.
“Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinje është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së”, thuhet në njoftimin e QKMK.