image Nis puna për ndërtimin e rrugës me gjashtë korsi te rruga 'B', trotuare dhe një shteg për biçikleta

Sociale

Nis puna për ndërtimin e rrugës me gjashtë korsi te rruga ‘B’, trotuare dhe një shteg për biçikleta

news image

Komuna e Prishtinës ka njoftuar fillimin e punimeve për ndërtimin e një rruge moderne dhe të gjerë me gjashtë korsi, trotuare dhe shteg për biçikleta te rruga ‘B’.

Kjo rrugë e re do të lidhë rrethrrotullimin e rrugës ‘B’ me atë të rrugës ‘A’, duke shërbyer si një alternativë e shpejtë dhe e lirë për qarkullim.

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, ka njoftuar për fillimin e ndërtimit.

“Kemi filluar ndërtimin e rrugës B, jashtëzakonisht e rëndësishme për Prishtinën”, – ka thënë ai.

“🏁Punimet në Rrugën B, kanë filluar! Prishtinës, shumë shpejt po i vjen edhe një tjetër rrugë fantastike! Rrugë me 6 korsi, trotuare dhe shtigje për biçikleta, e cila do të mundësojë lidhjen nga rrethrrotullimi i rrugës B, tek ai i rrugës A.” – thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/watch/?v=244972808463483

/GazetaSinjali/