Rreth 1500 protestues janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ku pastaj kanë nisur marshimin e tyre drejt objektit të Qeverisë.
Si kërkesë e sindikalistëve është rritja e pagave, zbatimi i Ligjit për sigurimin shëndetësor, si dhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për skemat pensionale.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli i cili edhe paralajmëroi protestën, ka thënë për KP se kërkesa prej 100 eurove vjen për shkak rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencialë.