image Nis peticion për ndërtimin e mbikalimit në Veternik

Kosovë

Nis peticion për ndërtimin e mbikalimit në Veternik

news image

Ka nisur një peticion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës për ndërtimin e mbikalimit në lagjen Veternik të Prishtinës.

Iniciator i këtij peticioni është Florian Gashi, i cili në grupin “Network Prishtina” tregoi që ishte dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në atë rrugë.

Përmes këtij peticioni, kërkohet ndërtimi i një mbikalimi mes “Albi Mall” dhe Kolegjit “Heimerer”, pasi që numri i njerëzve që frekuentojnë atë rrugë është shumë i madh.

Fatkeqesisht dje kom qellu ne vend te ngjarjes kur nje veture osht aksidentu me disa njerez qe ishin tu kalu rrugen ne veternik. Ka qene tmerr me i pa te dy anet e aksidentit, si nanen me femije si viktima e poashtu edhe shoferen e pafajshme e te traumatizume. Shpesh e kam ngrit zerin per ndertimin e nje mbikalimi mes Albi Mall dhe kolegjit Heimerer ku numri i njerezve qe kalojn rrugen osht shume i madh. Edhe sa aksidente duhet me ndodh qe dikush me reagu. Prandaj ju kisha lut me nenshkru peticionin per ndertimin e ketij mbikalimi dhe shume te tjereve ku eshte nevoja”, u shpreh ai.

Ndryshe, një aksident trafiku mes disa veturave ka ndodhur gjatë mesditës së djeshme në “Veternik” të Prishtinës, ku janë lënduar dy këmbësor. /Gazeta Sinjali/