image Nis operacioni për zhvarrosjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok

Siguri

Nis operacioni për zhvarrosjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok

news image

Institucionet e Kosovës kanë nisur veprimet për zhvarrosjen, autopsinë dhe identifikimin e mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, për Sinjalin ka konfirmuar se operacioni po zhvillohet në kuadër të një urdhri gjyqësor, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Sipas saj, institucionet relevante janë duke zbatuar procedurat për ekshumim, autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore, ndërsa deri më tani nuk janë dhënë detaje lidhur me identitetin e mundshëm të personave apo rrethanat që lidhen me rastin.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacione pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe procedurave mjeko-ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/