image Tërhiqen kufomat nga shtëpia ku ndodhi krimi në Gjilan

Tërhiqen kufomat nga shtëpia ku ndodhi krimi në Gjilan

news image

Në shtëpinë ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të familjes Bllaca nga Gjilani, ka nisur tërheqja e kufomave, raporton Gazeta Sinjali.

Motiviet e krimit të shumëfishtë nuk dihen ende,  mirëpo organet e drejtësisë po punojnë në zbardhjen e rastit.

Policia ka njoftuar se zyrtarja e Policisë së Kosovës, dyshohet se ka kryer vrasjen e shumëfishtë me armën zyrtare.

Sot rreth orës 13:00 në lagjen ‘’Bujanina’’ në Gjilan, mbetën të vrarë prindërit, Zeqir Bllaca 70-vjeçar, Hanife Bllaca 66-vjeçare, vëllezërit Blerim Bllaca 33-vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34-vjeçar si dhe dorasja Valdete Bllaca 45 vjeçare.

/Gazeta Sinjali/