Në shtëpinë ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të familjes Bllaca nga Gjilani, ka nisur tërheqja e kufomave, raporton Gazeta Sinjali.
Motiviet e krimit të shumëfishtë nuk dihen ende, mirëpo organet e drejtësisë po punojnë në zbardhjen e rastit.
Policia ka njoftuar se zyrtarja e Policisë së Kosovës, dyshohet se ka kryer vrasjen e shumëfishtë me armën zyrtare.
Sot rreth orës 13:00 në lagjen ‘’Bujanina’’ në Gjilan, mbetën të vrarë prindërit, Zeqir Bllaca 70-vjeçar, Hanife Bllaca 66-vjeçare, vëllezërit Blerim Bllaca 33-vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34-vjeçar si dhe dorasja Valdete Bllaca 45 vjeçare.