image Nis në Bruksel takimi joformal i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Rajon

Rajoni/ Nis në Bruksel takimi joformal i liderëve të Ballkanit Perëndimor

news image

Ka filluar sonte në Bruksel ka filluar takimi joformal i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një videoje që ka postuar në profilin e tij në Facebook, ku shihet duke u përshëndetur me presidentin e KE-së.

Ndërsa, Charles Michel ka thënë se pret sinqeritet në këtë takim, i cili i paraprinë samitit të Zagrebit, ku do të diskutohet për rrugën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Takimi i sotëm është një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për të përgatitur samitin e Zagrebit në maj për të parë se si mund të thellojmë partneritetin me këto vende; të konfirmojmë një perspektivë evropiane dhe të japim sinjale të qarta lidhur me progresin që duhet bërë reformat e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shpresojmë që do kemi një takim të sinqertë, intensiv dhe të hapur për të parë se në ç’mënyrë konkrete dhe precize mund të zhvillojmë partneritetin me këto vende”, tha Michel./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2615348275240485/?__xts__[0]=68.ARD_9aQRz_ubctJvO34dF_0LUgZz8ca-NBNI-Uk0H5fpAc08QmU8tl6ubyZpx6Z8-Twm8RlJWKhhq-qh12PQ08v4QeIADUWuo9vVywZpRO7HPczpoV40Z1Fc90hIx26Nvaz9GT4s9Yvp1vRG5hVPpYNz4IBFtbh5rJWn4elrZTahnw2BCeSZudS2leBV-N7ZNx8a-jfPoPcuIc8eBP4TUiUxBzznS6hV8yXtLR_Z106F_XOJeWqzvwOocmvpuLtnIYM_mfxmlsgkkOWdT73eUMfywFa_Mj0D46H2MOD0TS4rv_5Xgrf_iTBgQtWh_P2Tqt7OzH9c898PfLI_SqnAxhI_PVIPvg&__tn__=-R