Të dielën po mbahet nata finale e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Sonte pritet të shpallet fituesi që do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2025”.
15 finalistët garojnë për çmimin e parë, ndërsa do të shpallen edhe çmime të tjera vlerësuese, si “Çmimi i Kritikës” dhe “Çmimi për Tekstin më të Mirë”.
Kryetare e jurisë është artistja e njohur, Zana Çela, ndërsa anëtarë që plotësojnë të gjithë trupën e jurisë janë: Alma Bektashi, Ylljet Aliçka, Merita Rexha Tërshana, Florent Boshnjaku, Jonida Maliqi dhe Ramona Tullumani.
15 finalistët në garë dhe kodet përkatëse të tyre:
Jet – Gjallë
Kejsi Jazxhi – Kur bota hesht
Vesa Smolica – Lutem
Stine – E kishim nis’
Djemtë e Detit – Larg
Nita Latifi – Zemrës
Gjergj Kaçinari – Larg jetës pa ty
Orgesa Zaimi – I parë
Ardit Çuni – Amane
Algert Sala – Bosh
Shkodra Elektronike – Zjerm
Lorenc Hasrama – Frymë
Elvana Gjata – Karnaval
Mal – Antihero
Alis – Mjegull