image Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Politikë

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

news image

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të vendoset data për mbajtjen e seancës së radhës.

Në rend të ditës për diskutim janë interpelanca me ministrin Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”, si dhe debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Gjithashtu, pritet t’i përcillet seancës edhe propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.  /Gazeta Sinjali/