Ka filluar mbledhja e këshillit drejtues të AAK-së.
Në këtë mbledhje do të vendoset për një koalicion të mundshëm parazgjedhor me Partinë SocialDemokrate.
I pari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
I njëjti pas takimit ka deklaruar se si parti kanë përafrim me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe se beson se gjatë ditës së sotme do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj. /Sinjali/