image Nis gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit

Muzikë

Nis gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit

news image

Të martën në mbrëmje ka nisur në Malmo të Suedisë gjysmëfinalja e parë e garës së këngës, Eurovision. Në natën e parë do të performojnë 15 shtete.

Shqipëria që përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” do të performojë të enjten, kur mbahet gjysmëfinalja e dytë.

Sonte performojnë Qipro, Serbia, Lituania, Irlanda, Ukraina, Polonia, Kroacia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Moldavia, Azerbajxhani, Australia, Portugalia dhe Luksemburgu.

10 shtetet më të votuara shkojnë të seciles gjysmëfinale kalojnë në finale, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 11 maj. Finalistë direkt janë Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Franca, Spanja dhe Suedia.

Edicioni i sivjetshëm i Eurovisionit mbahet me sloganin “Të bashkuar nga muzika”.

Këtë vit ka pasur ndryshim në mënyrën e votimit. Shikuesit nuk duhet të presin më që të përfundojë performanca e fundit për të votuar, por do të mund ta bëjnë këtë që nga fillimi i shfaqjes.

Votohet përmes faqes ose aplikacionit të Eurovisionit. Vendet pjesëmarrëse mund të votojnë me SMS dhe thirrje në numrin që do të shfaqet gjatë transmetimit.

/GazetaSinjali/